VLERAT PATRIOTIKE MOS TË HARROHEN
Prof. Dr. M. Musai
NË DOLLOGOZHDË VAZHDIMISHT
KAN FLUTURUAR SHQIPONJAT
Për Dollogozhdën 17 janari është dita e rëndë, ditë zie, por më shumë ditë krenarie. Në 17 .01. 1975, vritet Nuri Ahmeti – Capri. Asaj dite vritet burri hero, nuk vritet heroizmi, e vrasin Nuriun për mos me u vra kurrë, prandaj me shumë respekt e kujtojmë atdhedashurin e tijë. Nuriu duke u këthyer për në shtëpi, afër Zidani Most të Sllovenisë, prej agjentëve sekret të UDB së, vritet në tren. Për opinionin, e them se familja Capri në Dollogozhdë, përjetësisht ka qenë, kafshat patriotike, që nuk kan mundur ta kapërdijnë armiqt e popullit shqiptar, ajo gjithëmonë u ka mbet në fyt. Familja Capri e rriti Nuri Ahmet Caprin, për ta nderuar kombin, atdheun. Jemi krenar me familjen Capri dhe me gjithë Dollogozhdën, me të gjithë ata që ja falet jetën kombit, për ideal për bashkimin e tokave shqiptare.
Qëllimi i UDBËS vazhdimisht ka qenë, që përmes dhunës, torturave, dënimeve, burgosjeve dhe vrasjeve, te shqiptarët të ngjalli frik. Te shqiptarët historikisht ka ndodhur e kundërta edhe më shumë është rritur krenaria, atdhedashuria, patriotizmi, i cili ndër shekuj është ndezur për mos me u shuar kurrë.
Jemi krenar me dy Nuriat e Dollogozhdës, Nuri Amet Caprin, Nuri Mazarin, i cili ishte luftëtar i UÇK së, i tre luftrave në Kosovë, UÇMPB dhe në Iliridë. Nuri Mazari gjithashtu u vra, prej dorës të shërbimeve sekrete të UDB së. Familja Capri u ndesh në luftë kundër partizanëve, në luftë kundër komunizmin me shumë sakrifica. Komunistat jo vetëm që i vranë trimat Dollogozhdasit, por ua dogjën trupin, duke menduar se do tua zhdukin historinë. Të kuptohemi, komunistat trupin ua dogjën, por nuk munden me ua djeg aktin e trimërisë burrërore, heroizmin e pa shoq. Të gjithë ata të vrarë, janë përmendore në zemrat e të gjithë atyre që i thuhen vethtes se janë shqiptar.
Nuri Ahmet Capri nuk ishte i vetëm në fushën e veprimtarisë patriotike, ai kishte disa shok tjerë, por unë do ti përmendi emrat e atyre, ata emra të cilat mi kan treguar i ndjerit Sejdin Llogëa dhe Irfan Vlashit. Të dy kan qen të burgosur politik, për ngritjen e flamurit për çështje kombëtare, në vitin 1967 dhe 1968.
Bashkëveprimtar të Nuri Amet – Caprit, sipas tregimit të tyre, ishin do burra të cilët kurrë nuk e tradhëtuan kombin, atdheun dhe idealin për bashkimin kombëtar. Prandaj vlen ti përmendi, shokët e veprimtaris të Nuri Amet Caprit, rë cilët ishin: Enver Dani, Shefqet Dani, Shefit Iljazi, Faruk Dika, Surija Lloga, Bajram Lloga, Tajfur Dervishi, Iljaz Bakiu, Avdulla Kica, dhe disa të tjerë.
Dollogozhdë për gjithçka je krenare, prandaj krenohu dhe nderoi patriotët tu, nderoi ashtu si e meritojnë.
Vitin e kaluar unë Musai, bashk me Bacën Sejdin dhe Bacin Irfan Vlashin, vizituam varret e atyre që kan bërë veprimtari patriotike, u venduam lule. Ky nder ishte me rastin dhe nderin e festës 28. XI. 2020. Ishte një ditë e veçantë feste, ku i nderuam shumicën e varreve të patriotëve, në hapësirën Strugane. Ky respekt për ti nderuar patriotët, duhet vazhduar edhe brenda viteve tjera, prej rinisë, nxënësve, studentëve, intelektualëve, prej familjeve që i kan kontribuar patriotizmit kombëtar.
Në varri e patriotit Nuri Ametit – Caprit, në pllakën përkujtimore, nuk kishte shqiponjë. Pllakës përkujtimore i mungon shumë shqiponja. Nuriu si patriot madhështor, shqiponjën e deshti dhe për atë e likuiduan.
Dollogohda dhe i gjithë kombi jonë shqiptar, në histori të dhunshme, vazhdimisht jemi vrarë me hasmit shekullor, por kurrë nuk jemi gjunjëzuar. Këtë veti të mosgjunjëzimit, duhet llogaritur si aktin më të lartër patriotik dhe historik, me shumë vlera, prandaj shqiptarët janë të vendosur që në gojë të ujkut, të hedhuim valle.
Respekt dhe nder për të gjithë Nuriat, dhe për të gjithë ata që kan nderuar kombin dhe atdheun.
Lufta kombëtare është e gjatë, plot sakrifica, gjakderdhje dhe varre të panumërta, por ne nuk duhet ti harrojmë, patriotët dhe herojt. Mendoj që duhet nderuar, kujtuar dhe duhet të përkulemi para kujtimeve dhe përmendoreve të tyre.
Dollogozhdë të mungojnë edhe disa përmendore tjera, por më e veçanta është e Nuri Amet – Caprit.
Lavdi të gjithë atyre që i përmend historia, për vlera kombëtare.