
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe sot njoftoi se të gjitha masat anti kovid do të mbetën në fuqi deri më 21 janar. Ndërkohë që paralajmëroi se më pas do të shqyrtohet mundësia e zgjatjes së orarit të punës për lokalet gastronomike, gjegjësisht të mund të punojnë deri në ora 21:00. Filipçe nuk përjashtoi mundësin që të shqyrtohet kërkesa e gastronomeve që orari për punë të zgjatet deri në ora 23:00, ndërkohë që ishte i prerë se të gjitha masat tjera do të mbeten në fuqi.