
Oficerët e policisë sot ndërhynë në Vevçan për shkak të mosrespektimit të masave dhe rregulloreve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, parandalimin e grupimit të më shumë se katër personave, gjë që rrezikon shëndetin e qytetarëve në një pandemi globale. Gjegjësisht, përkundër marrëveshjes së arritur më parë në tre takime me njerëzit e përfshirë për mbajtjen e kësaj ngjarje për të respektuar masat dhe asnjë grupim, sot një grup më i madh i qytetarëve u mblodhën në Vevçan, pa respektuar masat ose grupim të paligjshëm në të cilin ndërhyri policia. Pas dokumentimit të plotē të rastit do të ngrihen paditë e duhura. Apelojmë te të gjithë qytetarët që bashkërisht të kontribuojnë në parandalimin e koronavirusit, pra në ruajtjen e shëndetit si të banorëve të Vevçanit ashtu edhe të të gjithë qytetarëve. Sektori për Punë të Brendshme Ohër Zëdhënëse e SPB -Ohër
