
Katër muaj pas rrënimit të objektit pa leje, lokalit “Fontana” para QT “Mavrovasja” përsëri është filluar me rindërtimin e saj, por me material metalik, njofton “360 shkallë” („360 степени“).
Nga Komuna e Çairit thonë se pronari i vendit, ka të drejtë të vendosë apo ndërtojë një konstruksion të lehtë. Sipas Ligjit për ndërtim, në përputhje me projektin, pronari ka leje që ta kthejë objektin në formë e mëparshme që ka pasur lokali. Nuk ka beton, shtyllat nuk janë të betonit dhe ndërtimi është konstruksion i lehtë thonë nga Komuna./TV21