
Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, nga 3 mijë e 23 teste të realizuara për koronavirus, në 24 orët e fundit në vend janë regjistruar 520 raste të reja, 231 prej të cilëve vetëm në Shkup. Listës së të shëruarve nga koronavirusi i janë shtuar edhe 372 persona, ndërsa betejën me këtë sëmundje e kanë humbur 12 persona, 4 nga Shkupi, nga dy viktima kanë regjistruar Struga dhe Ohri ndërsa nga një viktimë kanë regjistruar Dibra, Strumica, Kriva Pallanka dhe Kërçova.