Para 27 prillit të përgjakshëm, VMRO-DPMNE-ja negocioi në mënyrë aktive për të formuar qeveri të gjerë. Nuk kishte marrëveshje, por duhej të ishte përbërje që do të përshpejtonte rrugën e vendit drejt BE-së dhe NATO-s, tha ish ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov në rolin e dëshmitarit. Tha se nuk kishte qenë kurrë në protestat “Për Maqedoni të përbashkët” kurse VMRO – DPMNE nuk ishte organizatore. Më 27 prill, ka qenë në Parlament dhe në vend të koalicionit të gjerë, ndodhën ngjarjet e përgjakshme. Ai nuk shpjegoi pse nuk kishte marrëveshje, megjithëse ai personalisht negocioi me LSDM dhe partitë e tjera.
https://www.youtube.com/watch?v=Rdvk91rfAe0&feature=youtu.be
“Nuk kishte asnjë marrëveshje por unë përpiqesha të arrija diçka të tillë”-tha Nikola Todorov, ish ministër i shëndetësisë
Përveç Todorovot, dëshmoi edhe ish ministrja e policisë, Gordana Jankulloska, e cila ishte sjellë nga burgu. Edhe ajo tha se VMRO – DPMNE-ja nuk ishte organizatore e protestave. Ajo për ndërhyrjen në Kuvend, rrahjen e deputetëve dhe gazetarëve ka mësuar nga televizioni, kur është kthyer në shtëpi pas orarit të punës në parti. Prokuroria tashmë ka parë që dëshmitë e dëshmitarëve janë identike, por Ruskovska thotë se ka prova se të pandehurit janë organizatorët e ndërhyrjes së dhunshme. E pyetur nëse ka ngjashmëri midis ngjarjeve dhe pretendimit të ndërhyrjes në Capitol Hill dhe në Parlamentin tonë, Ruskovska tha se nuk mund të bënte paralele, megjithëse ata që pushtuan atje u karakterizuan si terroristë të brendshëm si në vendin tonë.
“Sipas mendimit tim, imazhet që pamë janë shumë të ngjashme me disa fotografi nga Kuvendi jonë”-pohoi Villma Ruskovska, prokurore.
Në listën e dëshmitarëve sot ishin Martin Protugjer, ish shefi i kabinetit të Nikolla Gruevskit, si dhe Daniella Rangellova, ish deputete. Ish kryetari i parlamentit Trajko Veljanoski, ish ministrat Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski, si dhe ish drejtori i policisë sekrete Vlladimir Atanasovski, akuzohen për organizimin e hyrjes së përgjakshme në 27 prill.