
Ka nisur sot në Shqipëri procesi i vaksinimit të personave të parë anti-COVID! Ashtu siç kishte paralajmëruar Kryeministri Rama e para është vaksinuar drejtoresha e Infektivit, Najada Çomo. I dyti është vaksinuar Kryeministri Rama.
Ka përfunduar gjithashtu vaksinimi për mjekët Tritan Kalo dhe Pëllumb Pipero.
11 janari i 2021 do të jetë një ditë shumë e rëndësishme për vendin në rrugën për t’i dhënë fund betejës disa mujore me COVID-19. Procesi ka nisur sot në orën 15:00.