Punonjësit mediak duhet të jenë në listën me prioritet për marrjen e vaksinës kundër CoVid-19. Ky është vlerësimi i Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, sipas të cilës gazetarët janë në krah të mjekëve, policëve, ushtarëve dhe uniformave të tjera gjatë përballjës me pandeminë. Kreu i SHGM-së, Mlladen Çadikovski tha se gazetarët dhe kameramanët janë të ekspozuar drejtpërdrejtë me rrezikun e infektimit nga virusi korona dhe se ka marr premtimin nga Ministria e Shëndetësisë se do të këtë prioritetet gjatë vaksinimit.
“Po, ne tani më jemi në kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë pasi që konsiderojmë se gazetarët nëse jo në ‘frontline’ janë menjëherë pas punonjësve shëndetësor në linjën e dytë të luftës me pandeminë. Nga Ministria e Shëndetësisë kishte disponim dhe në një mënyrë na premtuan se do të jemi në grupin e parë të personave, të cilët do të vaksinohen kundër CoVid-19- deklaroi Mlladen Çadikovski, Kryetar i SHGM-së.
Gazetari dhe publicisti Mirçe Adamçevski tha se puna në kushte të rrezikshmërisë së lartë duhet edhe të shpërblehet.
Sa iu përket gazetarëve, meqenëse redaksitë janë private dhe nuk janë shtetërore si policia dhe mjekët financohen nga buxheti i shtetit. Por redaksitë janë private dhe është detyrë e pronarëve të mediave, kryeredaktorëve të vendosin për të shpërblyer gazetarët për shkak se e kanë kryer me sukses punën e tyre në rrethana të rrezikshme- pohoi Mirçe Adamçevski, Ish-Gazetar.
Gjatë kohës së pandemisë qindra punonjës mediatik u infektuan nga virusi korona në krye të detyrës madje disa prej tyre edhe ndërruan jetë. Sipas të dhënave zyrtare, mbi 1 mijë të punësuar aktiv në shtëpitë mediatike private në vend janë të angazhuar aktualisht në informimin e qytetarëve gjatë kohës së pandemisë së shkaktuar nga virusi korona./Alsat