SALLATA MOLLË TË GJELBËRTA
MARULE
Ka shumë lloje të sallatave të gjelbërta, të cilat e freskojnë lukthin, traktin digjestiv, krejt organizmin. Sllatat e gjelbërta duht të jenë prezente, në kuzhinat tona. Sallatat e gjelbërta mundësojnë tretjen pa pengesa të ushqimit, mundësojnë zbërthimin e disa lloje të yndyrave me karakter bimor dhe shtazor. Përmes sallatave të gjelbërta, pranojmë kokërriza të klorofilit, të cilat janë të pasura me Mg – magnezium, Fe – hekur, vitamine dhe struktura tjera organike. Sallatat për të qenë më të pranishme si ushqyese, duhet me i mbjell me kushte bio me karakter ekologjik. Vetëm ashtu do ta ruajmë shëndetin tonë.
Un si penzioner, jam duke kultivuar perime të ndryshme, me kushte bio-ekologjike. Për kultivimin e tyre dhe gjithë kulturave bimore, nuk aplikoj përdorim të pesticideve (fungicide, insekticide dhe herbicide), as plehra artificial. Për kultivimin e të gjitha perimeve përdori pleh stalle. Kurse stërpikjen e kulturave bimore bëj dukei kalbur hithrat në ujë. Pas disa ditë langu me hithra kullohet dhe me ate kullesë prej hithres, baj stërpikje. Kullesa prej hithres ka potencial të veprimit kimik për ti ushqye bimët, me minerale Fe, Mg, Ca, et, poashtu ka vlera për zhdukjen einsekteve dhe të këpurdhave. Në trihomet – qimet përcëlluese të hithres, janë të pasura me acid, për të cilat hithrat janë përcëlluese.
Në Dobobovjan prodhimet bimore janë me karakter bio dhe ekologjike. Me këtë shkrim dhe punët të cilat i kryej, bëj nxitje te rinina. Rinia sa më shumë të ken kujdes, ta dojë shëndetin, të prodhojnë ushqime të pastra, bujqësore bio-ekologjike.
Mirë se vini në Dobovjan.
Në serë për momentin kam të mbjellura, sallata marule, spinaq, hudhra dhe qepulka.