Për spital u bë edhe kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive Zharko Karaxhovski, i cili u shtrua në Klinikën Infektive në Shkup. Nga kjo klinikë konfirmojnë se doktori së bashku më bashkëshorten e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore po kurohen vetëm me barna, pa pasur nevojë për oksigjeno terapi. Karaxhovski i diagnostikuar pozitiv me COvid-19, vet u pat shprehur se ka edhe komorbiditetet shëndetësore, por nuk u zmbraps në krye të frontit që nga nisja e pandemisë. Në fakt, Klinika Infektive është e mbushur plot, por spitali modular në oborrin e saj është mbyllur dhe pacientët janë shpërndarë në klinikat interne. Megjithëse u përgatit për ditë të vështira të pandemisë këtyre barakave prej ditësh iu është vënë dryni. Autoritetet shëndetësore dolën me qëndrimin se këto hapësira u vënë në pauzë nga që kishte rënie të pacientëve të hospitalizuar. Por, informacionet e fundit tregojnë edhe një arsye tjetër.
“Burime brenda Klinikës Infektive na thanë se një nga arsyet e boshatisjes së hapësirave modulare ishin edhe mosmarrëveshjet nga disa mjek, të cilët kanë shërbyer këtu për disa muaj dhe kërkuan që të kthehen nëpër klinikat amë ku janë të punësuar. Nga drejtoria e spitalit pranuan por me një kusht që të gjithë pacientët e shtruar këtu ti marrin me vete nëpër repartet e tyre.”
Përderisa në Shkup spitali modular u mbyll, nëpër qytetet tjera janë në proces të ndërtimit hapësira të ngjashme për trajtim të pacientëve me CoVid-19. Në Kumanovë, Manastir, Dibër, Shtip e Strumicë tani më janë vendosur baraka nëpër oborret e spitaleve të qyteteve dhe gjatë muajit disa pritet të inaugurohen. Që vjet, u paralajmëruan 16 spitale modulare në të gjithë vendin, por vetëm në Shkup.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tha se nuk druajmë për mungesë të kuadrit pasi që sipas planit me rotacion do të arrihen të gjitha shërbimet mjekësore në kohë për pacientët në kurim spitalor.
“Bëhet fjalë për mjek që edhe tani në Institucionet shëndetësore publike punojnë me pacientët e prekur nga CoVid-19. Qëllimi i spitaleve modulare është që klinikat të jenë plotësisht të pastra, praktikisht ato hapësira të shërbejnë në një farë mënyre si reparte infektive. Kuadri i njëjtë nuk do të punoj fizikisht në klinika, por do të punoj në oborr aty ku janë të instaluara spitalet modulare. Me pajisje që deri më tani disa spitale nuk i kanë poseduar dhe praktikisht në një hapësirë të izoluar, e cila duhet me të gjitha rregullat dhe protokollet të përdorët për këta pacientë të prekur- Venko Filipçe, 08.01.2020 Ministër i Shëndetësisë .
Spitali modular në Shkup pacientët e parë i pranoi në muajin tetor kur edhe nisi vala e pandemisë. Që atëherë e gjithë Klinika Infektive ishte e mbushur përplot dhe barakat në oborrin e saj u vendosen për zgjerim të kapaciteteve spitalore ku ka 70 shtretër me të gjitha pajisjet mjekësore.