
Përfundoj në Spitalin Infektiv të Shkupit edhe kryetari i Komisionit për Sëmundje Infektive, Zharko Karaxhovski, pasi prej ditësh është prekur nga koronavirusi. Nga kjo klinikë konfirmojnë se doktori së bashku më bashkëshorten e tij ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe për momentin po marrin kurim vetëm me barna, pa pasur nevojë për mbështetje me oksigjen. Ai, disa ditë më parë u diagnostikua pozitiv me CoVId-19, megjithëse prej 10 muajsh ka qenë në vijën e parë të frontit ndaj pandemisë. Në pamundësi për të komunikuar drejtpërdrejtë me të, në paraqitjet e fundit publike Karaxhovski pati deklaruar se ka komorbiditete shëndetësore, por ato sëmundje nuk e zmbrapsin atë për të udhëhequr “luftën” ndaj virusit korona./Alsat