
Agjencia Europiane e Barnave (EMA) ka bërë të ditur se kompania farmaceutike AstraZeneca pritet të aplikojë për autorizimin e kushtëzuar të shitjes së vaksinës së saj të koronavirusit.
“Pasi të marrë më shumë të dhëna nga kompania, EMA pret që javën e ardhshme AstraZeneca të paraqesë një aplikim të kushtëzuar të shitjes për vaksinën e saj COVID-19”, njoftoi EMA në Twitter.
EMA po ashtu tha se rezultati i mundshëm mund të jetë fundi i janarit, “në varësi të progresit të të dhënave dhe vlerësimit”.
Bashkimi Evropian (BE) më 21 dhjetor autorizoi përdorimin e vaksinave COVID-19 nga kompanitë BioNTech/Pfizer, ndërsa të mërkurën nga kompania Moderna.