Pamje apokaliptike, hapet gropë gjigande para spitalit për Covid-19 në Napoli

Një gropë e madhe u hap mëngjesin e sotëm në parkingun e brendshëm të spitalit “Del Mare” në Napoli, e kthyer në qendër Covid-19 gjatë pandemisë.

Pas shembjes, stafi i spitalit u evakuua, ndërsa është ndërprerë energjia elektrike dhe furnizimi me ujë.

Prokurori Gennaro Damiano hapi një hetim duke u shprehur se është duke kërkuar për shkaqet e këtij kolapsi.

Vrima në asfalt është rreth 50 metra e gjerë dhe të paktën 15 metra e thellë. Disa makina përfunduan brenda humnerës por nuk raportohet për të lënduar apo viktima.

Banorët fillimisht menduan se bëhej fjalë për një shpërthim, por tani mendohet se bëhet fjalë për një kolaps.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje.