
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 1 049 testime për Kovid dhe prej tyre 166 kanë rezultuar pozitivë me virusin, ose 16 për qind e testeve të kryera. Instituti i Shëndetit Publik njofton se në 24 orët e fundit janë shëruar 416 pacientë, ndërsa e kanë humbur betejën me virusin 10 pacientë. Në vendin tonë që nga fillimi i pandemisë janë kryer 411 040 testime .