
Spanja ka shënuar sot temperaturat më të ulëta, ku në termometër merkuri tregonte se bëhej fjalë për minus 35.8 gradë Celsius, shkruan euronews.
Kjo ulje drastike e temperaturave është regjistruar në stacionin e monitorimit të motit në Vega de Liordes, që gjendet në 1.874 metra lartësi mbidetare në provincën veriperëndimore të Leon, transmeton Telegrafi.
Agjencia e monitorimit të motit AEME ka konfirmuar këto temperaturat të ulëta, të cilat thyen rekordin e disa ditëve më parë që ishte arritur në Spanjë – duke arritur në minus 34.1 gradë.
Spanja aktualisht po përballet me stuhinë Filomena, ku reshjet e borës së rrëmbyeshme ua kanë vështirësuar jetën qytetarëve që jetojnë në zona më malore.
Në vendet malore trashësia e borës ka arritur në mbi 70 centimetra, derisa në vendet urbane mbretëron një klimë paksa më e butë.