Ja sa shqiptarë jetojnë në Maqedoni në bazë të pasaportave

Në prag të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninë e Veriut, statistikat zyrtare flasin se shqiptarët në këtë vend janë më shumë se 30 përqind, njofton INA.

Kjo dëshmohet me numrin e filloristëve të cilët janë mbi 30 për qind, por edhe numrin e pasaportave.

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhiu kohë më parë pati deklaruar se 30.4% e poseduesve të pasaportave të Maqedonisë janë shqiptarë.

“Shtetësia nuk është statusi që përcakton përkatësinë etnike të qytetarëve, por përkatësinë shtetërore të tyre.
Në kontekst të çështjes demografike të shtetit tonë, Ju prezentojmë këtë fakt orientues: sipas pasaportave valide 30.4% janë shqiptarë duke marrë parasyshë se ka edhe shqiptarë që nuk posedojnë pasaporta edhe në shqip” ka theksuar Nuhiu.