Fjalimi i fundvitit për gjermanët, Merkel: Viti im i fundit në detyrë

Kancelarja gjermane Angela Merkel, në fjalimin e saj të Vitit të Ri drejtuar popullit gjermanë tha se viti 2020 ishte më i vështiri gjatë udhëheqjes së saj 15-vjeçare.

Ndërkaq gjatë fjalës së saj ajo është shprehur për të gjithë gjermanët e ky ishte viti i fundit i saj në këtë detyrë.

“Më lejoni t’ju them diçka personale në përfundim: brenda nëntë muajsh do të zhvillohen zgjedhjet parlamentare dhe unë nuk do të kandidoj përsëri”, ka thënë Merkel, e cila është 66 vjeç. “Prandaj, kjo do të jetë hera e fundit do të mbaj një fjalim të Vitit të Ri për ju”.

Ajo shtoi gjithashtu se: “Unë mendoj se nuk po e ekzagjeroj kur them se: asnjëherë në 15 vitet e fundit nuk kemi mbyllur një vit më kaq probleme dhe shqetësime, por kemi shpresa për vitin e ri që po vjen”.

Merkel, e cila ishte në krye të Gjermaninë por edhe të Bashkimit Europian ka kaluar këto kohë gjatë udhëheqjes së saj përmes krizës financiare të vitit 2008, krizës së borxhit grek një vit më vonë dhe krizës së migrantëve pesë vite më parë, dënoi protestat kundër bllokimeve dhe tha se ajo do të vaksinohej kur vaksina të jetë gjerësisht e disponueshme.

Kujtojmë që Merkel e ka cilësuar 2021 si një vit fatsjellës, nisur kjo nga fillimi i vaksinimi anti-COVID për të gjithë gjermanët.