Filipçe: 2021, viti i çlirimit nga pandemia

Përderisa vinë urime nga të gjitha anët, më meritorët që ne i dëgjojmë sot këto urime duke qenë në jetë, janë i gjithë personeli mjekësor dhe sistemi shëndetësor i vendit. Përkundër, sakrificës së dhënë për të shëruar popullsinë nga virusi korona, ata kanë vetëm një lutje. Kërkojnë nga qytetarët që të respektohen masat gjatë festimeve për të mos shkaktuar një valë të re të pandemisë gjatë muajit janar. Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, në urimin e Vitit të Ri, dha shpresë që vaksina do të na çlirojë përfundimisht nga pandemia e CoVid-19.

Po hyjmë në vitin e ri më të fortë dhe më të mençur, duke besuar se ky 2021 do të jetë shumë më i mirë se ai i mëparshmi. Me vaksinën që jep shpresë për të gjithë njerëzimin, çdo ditë jemi një hap më afër për t’i dhënë fund pandemisë. Nëse një gjë na mëson kjo 2020-ta, është se shëndeti, familja dhe të dashurit janë prioritetet më të larta të jetës. Prandaj, le të festojmë ndryshe këtë vit. Le të qëndrojmë në shtëpi dhe të lëmë celebrimet e mëdha për një kohë tjera, më të sigurt. Kështu, secili prej nesh do të kontribuojë në sfidën që çdo vit tjetër për ne të jetë më i bukur se ky. Në Vitin e Ri, iu uroj shëndet dhe paqe të gjithëve, shumë më shumë momente të lumtura dhe suksese në të gjitha fushat. Ruajeni veten, të keni një festë të këndshme dhe festoni me përgjegjësi!’ deklaroi Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë /Alsat