POETIT XHELADIN MUÇA
I DËSHIROJË SUKSE TË REJA
NË FUSHËN E KRIJIMTARISË
Prof. Dr. M. Musai
POETËT LINDIN DHE NUK VDESIN
Poetët janë krijuesit të cilët kan kultivuar hapat e para të dashurisë, për atdheun, për herojt, heroinat, për flamurin, për njerëzit me vlera kombëtare. Besoj se e bukur do të jetë shprehja, poetët janë bylbylat e kombit, ata këndojnë në të gjitha stinët në të gjitha motet, në të gjitha moshat. I mjer është i popull që nuk i lexon veprat e tyre dhe nuk e dëgjon zërin e poetit, kur trishtohet dhe kur poeti jep kushtrimin përmes poezisë, shkruan me mall për për bukuritë e vendlindjes, dashurin për atdheun.
Xheladin Muça lindi dhe u rrit në Veleshtë, në vendlindjen e Fejzi Vincës, Mustaf Zhutës, Dr. Prof. Nuhi Vincës, Dr. Prof. Agim Vincës, Dr. Prof. Rahmi Tudës, Shpresa Tuda Vincës, Vahit Nasufit dhe shumë krijuesëve tjerë. Xheladin Muça sëbashku me motren Puntorie Muça Ziba, janë dallga vazhduese e krijimtarisë poetike, me vlera të larta kombëtare.
Xheladin Muça shkruan poezi, poezia e tijë është model që mund të quhet poezija Xheladiniane. Poezia e tij në përmbledhjen Ëndrra Varur në Qytetin e Ujtë, është shumë e bukur, tërheqëse, me shumë vlera poetike dhe dashuri për Veleshtën. Poeti për vendlindjes është i lidhur me të gjitha moshat dhe të gjtha ngjarjet. Kur i them këto fjalë ndihem krenar, disa prej krijuesëve i kam pasur profesor dhe disa miq e shok, por të gjithë bashk, janë vlera e kulrurës dhe artit kombëtar.
Sa dëshirë do të kisha, të jem poet, të jem njeri bylbyl, ashtu si thoshte i madhi i të gjitha kohërave Lazgush Poradeci, por un jam biolog. Bylbylat dhe poetët kanë një kuptim, ata meren vesht bash dhe bashk këndojnë për atë që kan mall për atë që kan kuptim të përbashkët. O sa bukur tingëllojnë vargjet e poezisë, në këtë përmbledhje, të poezive të z. Xheladin Muça, të cilat janë vargje që të bëjnë për vehte, të motivojnë dhe të japin dashuri, e cila nuk shuhet kurrë. Poeti Xheladini dhe gjithë tjerët, kujtojnë dhe përmendin dy rrapat e moçëm, të cilët janë simboli i rezistencës, qëndrueshmërisë, faqebardhësisë dhe dashurisë Veleshtare.
Në poezinë:
Në Shtëpin Time te Rrapët, autori tregon dashurin e Nënës plot mall dhe kujtime familjare, për këtë poezi të lumtë penda. Përmbledhja e poezive vazhdon me Rrugë Jete:
Jam aq shumë gjallë,
kur fus në valixhe fëmijërinë,
kur nxitoja këmbëzbatur te Kodra e Kuqe, etj.
Me sa mall e shkruan fëmijërinë, duke i përmendur të gjitha bukurit e vendlindjes dhe ëndrrat e pashterura.
E bukur është poezija e Xheladinit, Qyteti ujit:
Të dua edhe kur dielli vonon,
edhe kur ti hesht e trishtuar.
Poezija e Xheladin Muçës, e tëra ka kuptimin e dashurisë të përgjitshme. Autori ngroht shkruan dhe me dashuri reagon për të gjitha ngacmimet shpirtërore, për të gjitha ata që e mundonë dhe i mungojnë. Autori shkruan dhe vetëm shkruan, ngase ka ndjenja të fuqishme, të cilat ja prekin sinapsat neuromuskulore. Poezia autorit i jep sedër për krenarinë, por edhe madhështinë poetike të cilën e ka.
Autori në poezinë e tij flet me mallin, flet me me dhimbjen, flet me kohën, me trishtimet jetike, që i ka përjetuar dhe të gjitha ata për autorin janë poezi. Të kuptohemi se poezija është zëri i kushtrimit, zëri kumbues, përmes poezisë flet ndjenja, dashuri, por edhe mungesa që e mundon poetin në vazhdim. Poeti në gjithë përmbledhjen e poezisë, ka natyrë të fuqishme poetike, gjatë të shkruarit, ai shkruan dhe flet ashtu si ja don shpirti, si është porosia Veleshtare duaje Veleshtën që të jesh krenar dhe të jesh Veleshtar.
Autorit përmes këtij shkrimi, i dëshiroj, shëndet dhe suksese tjera në fushën e krijimtarisë.
Shumë suksese…