Me rastin e festave te Vitit te Ri dhe Krishtlindjeve, Alkaloid për punonjësit e tij vendosi të paguaj shtesë lineare të njëhershme në para prej 25 000 denarëve. Politika e shtesave të kompanisë bazohet në konkurrencë, motivim, bërja e punës në kohë dhe transparencë. Në baza të ndryshme, Alkaloid gjatë vitit, përmes bazës në Shkup, Fondacionit “Trajçe Mukaetov” dhe përmes një pjese të entiteteve të saja në vend dhe në shtetet e jashtme, ka dhuruar rreth 1.2 milionë euro. Prej tyre, mbi 1 milionë janë dhuruar në vend. Këtë vit Alkaloid pagoi edhe regres vjetor (K-15) në vlerë prej 26.718 denarë.