Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit në qendrat-kovid në Shkup janë shtrirë 14 pacientë për shkak të komplikimeve me koronavirus.
Në repartet infektive në kryeqytet aktualisht po trajtohen 426 persona të diagnostikuar ose të dyshuar për Covid-19
Brenda 24 orëve në klinikat interne janë pranuar 6 persona. Nga një pacient është pranuar në Klinikën e Nefrologjisë, Klinikën e Neurologjisë, Gastroenterohepatologjisë, Klinikën për Sy dhe dy në Klinikën për Dermatologji.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në Spitalin “8 shtatori” janë pranuar 7 pacientë të ri me Covid-19, 2 janë pranuar edhe në Klinikën Infektive në Shkup.
Brenda 24 orëve janë regjistruar 19 pacientë të cilët janë rikuperuar duke e fituar betejën me virusin korona.
Gjithsej 426 pacientë të dyshuar ose me Covid-19 po trajtohen nëpër spitalet e qytetit, kurse një pjesë e madhe janë nën mbështetje të oksigjenit.
Ministria e Shëndetësisë njofton se deri sot në ora 8:00 janë regjistruar rreth 80 shtretër të lirë.