Anthony Fauci ka thënë se viruset shndërrohen gjatë gjithë kohës dhe se varianti i ri koronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar nuk i bën njerëzit më të sëmurë.
“Natyrisht, kjo është diçka që ne gjithmonë e marrim seriozisht dhe ka të bëjë me sa herë që ju merrni një mutacion, por unë mendoj se publiku amerikan duhet të kujtojë dhe të kuptojë se këto janë viruse të ARN-së dhe vazhdimisht shndërrohen. Shumica e kohës mutacionet nuk ato kanë një rëndësi funksionale”-tha mjeku për CNN-in.
Fauci tha se zyrtarët britanikë dhe amerikan po studiojnë nëse ky variant i ri i bën njerëzit më të sëmurë apo jo dhe deri tani rezulton që nuk është kështu.
Fauci shtoi se “Çështja tjetër a i shpëton mbrojtjes që shkaktohet nga vaksinat që po përdorim aktualisht? Dhe sipas kolegëve tanë britanikë, kjo nuk duket se është rasti”.
Aitha se zyrtarët amerikanë do të bëjnë studimet e tyre për të parë nëse vaksinat funksionojnë në variantin mutant.