Deri më tani, është fiksuar vetëm numri prej 833.000 vaksinave për të cilat shteti tashmë ka ndarë mjete financiare dhe ne mund të operojmë me të. Për shifrat e tjera, publiku do të informohet në mënyrë plotësuese, përsëriti sot zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski.
Arsovski edhe një herë tha se ritmi i shpërndarjes së vaksinave përcaktohet nga sistemi Kovaks.
“Siç vijnë vaksinat nga prodhues të ndryshëm, ashtu do të shpërndahen në mënyrë të barabartë në të gjitha vendet që kanë aplikuar në sistemin Kovaks si ato nga Evropa dhe rajoni. Lidhur me vaksinat që duhet të vijnë nga Bullgaria, pasi që është një donacion, një shumë e caktuar duhet të lihet mënjanë nga ajo që do të marrë ky vend. Në momentin kur vaksina do t’u shpërndahet atyre, do të varet nga ne dhe shteti nuk do të paguajë për këtë dozë të vaksinave”, tha Arsovski.