Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyan ka shpërndarë një video mesazh për qytetarët e Evropës, me rastin e fillimit të shpërndarjes së vaksinave të para kundër Covid-19 në BE.
“Sot është dita e dorëzimit ndërsa nesër do të fillojmë vaksinimin në të gjithë BE”, tha Von der Layen.
Ajo shtoi se BE-ja ka blerë vaksina të mjaftueshme për 450 milion qytetarët e saj dhe i ka vënë ato në dispozicion për të gjithë anëtarët e BE në të njëjtën kohë.
Sipas saj, ditët evropiane të vaksinimit, nga 27 deri më 29 dhjetor, do të jenë një moment uniteti dhe suksesi evropian.