“Mes lëndëve të detyrueshme për nxënësit që nuk i ndjekin mësimet në gjuhën maqedonase – përfshihet gjuha maqedonase si lëndë nga klasa e katërt në të nëntën, duke lënë mundësinë e zgjedhjes së shqipes si lëndë zgjedhore në vend të gjuhës së dytë zgjedhore të huaj. Çdo shkollë duhet të ofrojë dy lista me lëndë zgjedhore, një për të mësuar gjuhë të tjera, nga të cilat gjuha shqipe mund të zgjidhet si opsion.”, thuhet në Konceptin e ri për arsimin fillor.
Arsim me tetë ose nëntë lëndë të detyrueshme të ndarë në dy grupe. Njëra në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, serbe ose gjuhë boshnjake, matematikë, shkenca natyrore, shkenca shoqërore dhe gjuha angleze, dhe grupi tjetër që mbulojnë artin, arsimin fizik, tekniko-teknologjik, parashikon koncepti i ri për reforma në arsimin fillor që u prezantua dje. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës paralajmëruan se pas prezantimit do të vijojë debati publik.