I dashur babadimër
(për fëmijë)
(Letra 1)
I dashur babadimër*,
jam jetim e fukara,
100 €, për ty, s’janë para,
hidhu, bëj një hata,
kam harruar ç’është dhurata.
Një postieri të gjorë, i ra letra në dorë.
100 € kërkuaka ky fëmijë,
duhet ndihmuar, qindi u bëftë një mijë.
Shiti samarin e kalit, biçikletën e djalit,
bleu ca ushqime për në shtëpi,
por në fund, s’i doli hesapi,
vetëm me 50 € mbeti, kur doli nga kasapi.
Pak në siklet, me krahë të prerë,
ia dorëzoi jetimit dhuratën në derë.
Djali i gëzuar hapi zarfin me hare
dhe 50 € i ranë përdhe.
(Letra 2)
Faleminderit, o babadimër, gëzuar,
unë e di që 100 € më ke dërguar,
po kemi ne një maskara postier,
gjysmat m’i hëngri me të tjerë.
S’ka gjë tha postieri,
babadimri imagjinar,
asgjë nuk ka parë.
*Plaku i Vitit të Ri
Nga Xhemi Hajredini I’m
Strugë, 18 dhjetor 2020