
Në një ditë të veçantë festive, atë të 25 dhjetorit, mbërritën në Itali 9,750 dozat e para të vaksinës anti- Covid të Pfizer-BioNTech.
Mediat italiane kanë publikuar lajmin që prej mëngjesit të sotëm, ndërsa shtojnë se fugoni që ka prekur tashmë tokën italiane është i shoqëruar nga karabinierët.
Automjeti do të drejtohet në spitalin Spallanzani në Romë ku do të kryhen vaksinimet e para.
Këto Krishtlinjde në kohë pandemie e gjejnë Italinë të boshatisur. Por përveç frikës dhe masave kufizuese, një shpresë e re hapet për ta me mbërritjen e vaksinës. Të shumtë janë personalitetet që kanë deklaruar se janë të gatshëm të vaksinohen.

