Kokainë, amfetaminë dhe shumë droga të tjera, policia ndërpret festën në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë mbrëmjes së djeshme pasi ka siguruar leje nga Gjykata Themelore Penale, rreth orës 21:30 ka kryer bastisje në një banesë në Qendër të Shkupit, transmeton Alsat.

Policia njofton se në banesë kanë qenë të pranishëm 13 persona, ndërsa janë kapur paketime të kokainës, marijuhanës, amfetaminës, ekstazës, vajit të hashishit dhe shumë droga tjera.

MPB njofton se janë ndaluar personat M.K.(22), V.A. (28), M.I. (28), S.G. (23), R.J. (22), R.V. (31), G.A. (23), N.K. (22), P.G. (27), M.I. (21), N.SH. (23), T.P. (22) dhe V.M. (23).

Disa nga personat janë kapur derisa po konsumonin lëndët narkotike.