E VËRTETA DUHET TË RESPEKTOHET
DUHET TË THUHET DHE TË MBËSHTETET
MJAFT JEMI BËRË BARRË E INTERESAVE TË HUAJA
Prof. Dr. M. Musai
Populli shqiptar vuan prej shumë antivlerave të cilat i imponohen prej atyre shteteve të cilat vazhdimisht e kan luftuar çështjen e bashkimit tonë kombëtr. Lufta e pakuptimtë kundër organizimit politik, ekonomik, kultural dhe social, kundër shqiptarëve luftohet në shumë mënyra shumë të vrazhda me hile, gënjshtra dhe me pagesa të ndryshme. Vazhdimisht brenda popullit shqiptar, përmes fesë dhe pushtuesve, janë luftuar herojt, trimat dhe intelegjenca. Asnji popull nuk ka vazduar drejt zhvillimit integral intelektual pa intelegjencë. Intelegjenca shqiptare është luftuar prej të huajve, por më e keqja është lufta brenda soit të vet . Lufta e egër dhe e pakuptimtë kundër intelegjencës dhe popullit shqiptar, është organizuar përmes metodave shumë të sotistifikuara, duke ua dijtur shijen dhe dëshirën analfabetëve politik shqiptar. Ata metoda te disa shqiptar kuptohen si vlera pozitive, ja kush jam unë, jamë interesi, jamë forca, jamë fodulli, jamë hajduti, jamë gjaksori, i pashpirti, injoranti, jamë gënjeshtari, që gënjej sa mundem dhe sa dua, gënjej sikur me qen serb, kurse populli hallexhi më beson. Hallet dhe gënjeshtrat e sundojnë popullin shqiptar kudo, nuk është ndërmend pse voton kur dëmtohet interesi gjithëkombëtar. Për votime hileqare dhe hajduteske, fajtor kryesor vazhdimisht ka qen vet populli, populli se bëhet i pa interesuar dhe bëhet sikur nuk ja dijnë vlerën votës, vazhdimisht votojnë për hatër, për nder për njeri të rrethit apo të familjes. Të kuptohemi vota nuk është dëshirë, lojë, dhurat, ose shkoj të votoj por votoj se nuk e dijë pse votoj.
Për këtë duhet zgjuarsi dhe rreshtim drejt interesit të përmirësimit të gjendjes patriotike kombëtare si dhe asaj shtetërore. Vota i jepet dhe i besohet atij që shfleton program zhvëllimore, program se do të ket ndryshime për të mirën gjithë kombëtare dhe program që e bashkon popullin jo grupe individësh hajduta, ashtu sikurse 20 vitit e fundit në Kosovë dhe 30 vjet në Shqipëri edhe në Iliridë. Për aq vite sundon krimi i organizuar. Ne shpesh herë fajsojmë Europën, dhe disa shtete tjera, nuk na duhen dhe na kan hal në sy. Jo ne duhet fajsuar vetëvehten, kemi potencial intelektual kudo, të zgjidhen ata që ti dojë Europa dhe bota jo kriminelët që na kan dhan imixh të keq kudo edhe në shtetet më të mbrapambetura të Afrikës.
Gjyshërit tanë dhe prindërit kur lavronin token me qe, ata e heknin prej lavrës atë kaun hileqar dhe dembel. Ai ka shkonte te kasapi drejt në thertore, ose paraprakisht i luante hosteni shpinës. Kurse politikanët tanë, kan bërë sefapall, kan vjedhjur, kan vrarë,jan hakmarr dhe e kan tmerru popullin, ngase ata kan ba ligj jashta ligjeve që kan dalur prej Kushtetutës, prandaj për ate nuk denohen dhe nuk mbajnë përgjegjësi. Të gjithë anaëfabetët politik janë azgana, dhe kur dalin në media të ndryshme, të thuhen dy fjali të shëndosha, ata zgërdhihen nuk ksn qendrim, nuk kan fjalor, nuk kan dije dhe sens për politikë demokratike. Me i pa jan të veshur aman o zot.
Kur shkojnë në udhëtime zyrtare, me vehte marin nga dy tre zonjusha apo nuse dhe harxhojnë sa duhen lek dhe sa kan qef euro. Kur e mbarojnë viziten, në fund deklarojnë se mi vodhën 3 milion euro dhe ku dij unë sa deklarojnë, për kësi rastesh askush nuk u dënua por gjynah e paskan vjedhur të shkretin dhe askush nuk e meret në përgjegjësi, për sa euro i jan vjedhur dhe si u vodhen.
Pasuria shtetërore është bërë pron private e tyre, njeri fjalën e lirë nuk mund ta thot, përnjiherë i kërset nga shpina ose i hakmerren te djali, nusja, vajza dhe kështu me radhë. Për këtë arsye dhe shumë arësye të tjera, si popull duhet të çlirohemi prej vetëvehtes përmes votimeve të lira, dhe demokratike. Hajdutët tan ran tash në burg, disa tjerë priten të shkojnë atje në haxhillëk në Hag. Këta hajduta edhe prej burgut organizohen të vjedhin rishtas dhe sillen si baballarë të kombit. Ka mjerana që u shërbejnë dhe bllasin edhe kërrcënohe se u është pre taxhia e fytyt edhe rruga epunëve të këqia, ata tash janë më agresiv, shajnë dhe kërrcënohen edhe qajn për “burrat” e “kombit” se jan patriot dhe baballar edhe na paskan ran në burg për kom. Tash deklarohen se qenkan penduar. Hajde kokëkrisur hajde, hala mendoni të mashtroni. Ata përmes organizimeve mafioze mundohen të vjedhin përmes fondeve të imagjinuar gjoja për vlera patriotike dhe kombëtare.
I dashuri populli im, në Paris ra në burg edhe Avni Rustemi, kur e vrau tradhëtarin Esat Pash Toptanin. Avni Rustemi nuk kërkoi ndihma dhe fonde për tu bërë i pasur, të bëhej Krueministër, Kryetar apo deputet. Mjeranët tanë politik kan bërë pasuri më shumë se deputetët e Bundestagut të Gjermanisë, apo të ndonji shteti tjetër me ekonomi shumë të zhvilluar. Tash mjeranët politik këndojnë dhe qajnë, këndojnë kur e kan mirë, qajnë se kan hy mbas grilave, kan hupur pushtetin. Më shumë tash qajnë dhe vajtojnë klyshët dhe zagarët e tyre që u kan shërbyer, ngase do ta hupin pushtetin dhe do ti hupin të gjitha privilegjet si dhe të gjitha ato vjedhje që i kan bërë. Turp për të gjithë ata, si nuk u erdhi keq për kolegët e tyre të UÇK së, të cilët janë invalid për gjithë jetën. Si nuk u erdhi keq për të gjitha ata nana, prindër që nuk ua dijn varrin fëmijëve të tyre, si nuk u vjen turp për ata motra dhe nuse, që u dhunuan nga çetnikët e Beogradit. O turpi i zotit jeni, pislliqet tuaja nuk kan të sosur dhe nuk kan fund, prandaj na keni sjell në mjerim. Takoheni Me Vuçiqin në Tiranë, si me qen dashnor homoseksual, apo vëllezër siamez. Tallen serbët me ne dhe thuhen, mos i shqetësoni se janë popull me harresa të madhaja. Shqiptarët kan shumë vrima në sistemin nervor, prandaj nuk dijn të na hakmerren, por kur përlahen në mesëvedi harrojnë se janë vëllezër.
Për shumë arsye të mos e fajsojmë askend, fillimisht ta fajsojmë vetëvehten, duhet të çlirohemi prej mjerimit antinjerzor, antihuman dhe antikombëtar.
Rruga e jonë ka një kuptim, ashtu si luifta që nuk i hup vlerat e saja. Prandaj në luftë fitohet liria, në liri sigurohet paqa. Dilenxhijtë politik luftohet përmes votës së lirë demokratike dhe u jepet besimi intelektualëve me vlera shkencore. Mjaft kemi vuajtur prej gogolëve politik, të cilët në histori kan qenë më të zi se shkau, tipa si Esat Pash Toptanit, Rrahman Morina dhe shumë të tjerë si këta. Tradhëtarët politik, pa fije turpi kërkojn të shpallen baballar të kombit, kërkojnë të rehabilitohen se qenkan bërë pishman, ata përjetësisht janë baballar të hajdutizmit dhe të tradhëtisë kombëtare
Kosovë për hair votimet e reja. Keni përgjegjësi morale cilin ta votoni në fillim të vitit 2021. Shumë me rëndësi është ta zgjidhni meritorin, mjaft kemi votuar fosile titiste dhe komuniste. Fund për gjithë tradhëtarët, liri mendimit të lirë dhe luftës për bashkimin kombëtar.
Të bukur, të zhvilluar të dua më shumë Kosovë.