Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkujton se në pajtim me vendimin qeveritar, të publikuar në Gazetën Zyrtare, gratë shtatzëna lirohen nga puna dhe obligimet tjera me prezencë fizike në vendin e punës, deri në mbarim të Pandemisë me Kovid-19, të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
“Këtë informatë e publikojmë pas interesit të shprehur rreth obligimit për punë dhe obligimeve për punë me prezencë fizike në vendin e punës të grave shtatzëna, pas 31 dhjetorit të viti 2020. Vendimi qeveritar është miratuar në seancën e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të mbajtur me 03.11.2020, me rekomandim të Komisionit për Sëmundje Infektive”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.