Kosova nuk kërkon test PCR negativ për qytetarët nga Maqedonia e Veriut. Masa e vendosur nga autoritetet në Kosovë, bazohet në reciprocitet. Informacionin e kanë konfirmuar edhe përfaqësitë diplomatike. Nga Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Prishtinë thonë se testi PCR negativ nuk nevojitet, ndërsa Ambasada e Kosovës në Shkup njoftoi shkurt mediat se ishte një keqkuptim i cili është rregulluar brenda orësh dhe se testi negativ nuk është i nevojshëm.
Një keqkuptim si duket ka pasur edhe mes policisë së dy vendeve. MPB mëngjesin e sotëm ka dërguar telegram në pikat kufitare dhe Sektorët për Punë të Brendshme, në të cilin jo zyrtarisht mësohet të jetë potencuar nevoja për PCR. Policia vendase i është thirrur njoftimit nga kolegët e tyre kosovar. Më pas MPB ka sqaruar se njoftimi është përmirësuar dhe se qytetarët mund të lëvizin pa pasur nevojë të dëshmojnë testin PCR negativ.
Pakoja e fundi e miratuar nga Qeveria e Kosovës i thirret listës së vendeve me rrezikshmëri të lartë transmetimi e përditësuar nga Qendra Evropiane për Parandalimin e Sëmundjeve. Ndonëse Maqedonia e Veriut në këtë listë, në nivel kontinenti dhe më gjerë radhitet në vendet e para për disa komponentë, mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të vazhdojë respektimi i reciprocitetit të dakorduar mes dy Qeverive. Muaj më par kryeministrat e dy vendit u pajtuan që për shkak të lehtësimit të bashkëpunimit ekonomik, PCR testi të mos jetë i obligueshëm nëpërmjet vendeve të mini-schengenit Ballkanik, megjithëse kjo marrëveshje nuk u respektua nga pala serbe e cila ditë më parë vendosi si kusht testin PCR negativ për qytetarët e Maqedonisë së Veriut./Alsat