Tajvani ka gjetur rastin e parë lokal të koronavirusit që nga prilli i këtij viti, bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë e këtij vendi, duke i dhënë fund shtrirjes më të gjatë në botë pa infeksione vendore.
Shteti ishull, të cilin Kina e sheh si një “provincë të shkëputur”, ka dëshmuar një shkallë të ulët infeksioni që nga shpërthimi dhe shumica e rasteve të raportuara kanë qenë të importuara nga jashtë.
Ministri i Shëndetësisë Chen Shih-chung tha se rasti lokal ishte në kontakt të ngushtë me një pilot të Zelandës së Re i cili ishte diagnostikuar me COVID-19 të dielën e kaluar.
Është hera e parë që nga 12 prilli, pas një pauze prej 254 ditësh, që një rast i transmetuar në familje është raportuar në Tajvan.
Rasti lokal është një grua në të 30-at e saj.
Piloti i Zelandës së Re thuhet se ka qenë pjesë e një grupi prej tre pilotësh të avionëve kargo.
Autoritetet theksuan se piloti, në moshën 60-vjeçare, ka udhëtuar rreth Tajvanit verior nga 8 deri më 11 dhjetor.
Bashkëpilotët e tij, një pilot tajvanez dhe një japonez mashkull, gjithashtu dolën pozitivë.
Autoritetet po ashtu njoftuan tre raste të reja të martën, të gjitha nga Filipinet.
Tajvani që nga fillimi i pandemisë ka raportuar 771 raste të koronavirusit, përfshirë katër vdekje.