Shefi Ekzekutiv i kompanisë farmaceutike gjermane BioNTech ka thënë se ka besim që vaksina e koronavirusit do të funksionojnë kundër variantit të ri të shfaqur në Britani, por se studime të mëtejme duhen për ta thënë këtë me siguri.
Ugur Shahin tha në një konferencë për media se ekipi i tij ka punuar për ta zbuluar nëse vaksina që kanë zbuluar do të funksiononte mbi variantit e koronavirusit të shfaqur në Britani, ose nëse duhej ta përshtaste. Rezultatet do të bëhen të ditura brenda dy javësh.
“Nuk e dimë për momentin nëse vaksina jonë ka mundësi të ofrojë mbrojtje kundër këtij varianti të ri,” tha Shahin, një ditë pasi vaksina u aprovua për përdorim edhe në Bashkimin Evropian, raporton Guardian.
“Por, shkencërisht, është shumë e mundur që përgjigja imunitare nga kjo vaksinë të mund të merret edhe me variantet e reja të virusit.” – shtoi ai.
Shahini tha se varianti i zbuluar në Britani kishte nëntë mutacioni dhe jo vetëm një, siç ishte e zakonshme.
Sidoqoftë, ai potencoi që proteinat në këtë variant ishin 99% të njëjta me ato në variantet ekzistuese.
Lajmi tjetër i mirë është se nëse do të duhej ta përshtaste vaksinën, Shahin deklaroi se do t’i duheshin vetëm gjashtë javë.