Maqedonia ndalon fluturimet me Britaninë për shkak të variantit të ri të koronavirusit?

Maqedonia e Veriut i bashkëngjitet listës së shteteve që kanë vendosur ndalesë për fluturimet me Britaninë e Madhe pas paraqitjes së variantit të ri të koronavirusit, mëson Alat. Jozyrtarisht vendimi është marrë në seancën e sotme të Shtabit për Menaxhim me Kriza.

Ndryshe, pak më parë Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në mbledhjen e sotme, Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) ka miratuar një masë të re, 14 ditë vet-izolim për të gjithë qytetarët të cilët do të vijnë në vend përmes fluturimeve direkt nga Britania e Madhe. Kjo masë e re restriktive, do të propozohet deri te Shtabi koordinativ ndërsa vjen pas informatave për përhapjen e një varianti të ri të koronavirusit në Britaninë e Madhe.KSI tani për tani ne shqyrton opsionin për masa shtesë, siç është PCR testi i domosdoshëm për hyrje në vendin tonë, gjegjësisht vendosjes së PCR testit për hyrje apo dalje nga vendi.