Sapo Britania e Madhe paralajmëroi përhapjen e një varianti të ri të Koronavirusit, një numër i madh i vendeve evropiane kanë ndaluar ose pritet të ndalojnë udhëtimet nga ishulli.
Mediat e huaja bëjnë me dije se Holanda dhe Belgjika kanë pezulluar fluturimet, gjithashtu në kuadër të masave mbrojtëse edhe Belgjika ka pezulluar lëvizjen e trenave në drejtim të Britanisë.
Ndërkohë mesditën e kësaj të diele ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio ka njoftuar pezullimet e fluturimeve me Britaninë e Madhe.
Gjithashtu pritet që një vendim të ngjashëm ta marrë edhe Gjermania.
Media ndërkombëtare shkruajnë se varianti i ri i virusit është vënë re edhe në Australi, Danimarkë dhe Holandë.
Zyrtarët shëndetësorë thonë se nuk ka asnjë provë që tregon se varianti i ri është më vdekjeprurës, ose do të reagonte ndryshe ndaj vaksinave, por po tregon të jetë deri në 70% më i transmetueshëm.