Londër, Hancock: Kufizimet antiCOVID-19 mund të zgjasin me muaj

Kufizimet e reja në fuqi nga mesnata e së shtunës në BM kundër variantit të ri të COVID-19, në Londër dhe pjesë të Anglisë në bllokim me një alarm “niveli 4”, mund të zgjasin edhe muaj, njoftoi sot ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock.

“Tani që e dimë se sa shpejt po përhapet ky variant i ri i virusit, do të jetë shumë e vështirë për ta mbajtur atë nën kontroll derisa vaksina të shpërndahet gjerësisht në vend”, tha ai, i intervistuar nga “Sky News”.

Ministri britanik tha se qeveria, përballë virusit të ndryshuar, veproi menjëherë dhe u bëri thirrje banorëve të rajoneve në “nivel 4” të sillen sikur të kenë tashmë COVID-19.