
Ministria e Punëve të Brendshme në Maqedoni informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi.
Nga MPB thonë se në 24 orët e fundit janë regjistruar 670 gjoba, në lidhje me masën për mbajtjen e maskës.
MPB ju bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.