Rregullatori zviceran i ilaçeve Swissmedic ka autorizuar vaksinën COVID-19 nga Pfizer dhe partneri BioNTech, tha agjencia të shtunën, duke e quajtur atë aprovimin e parë të tillë në botë nën një procedurë standarde.
Dy muaj pas pranimit të aplikimit, Swissmedic dha autorizim për vaksinën në një përmbledhje të dokumenteve që u dorëzuan.
Vende të tjera e kanë miratuar atë për përdorim emergjent për të ndihmuar në frenimin e pandemisë.
“Të dhënat në dispozicion deri më sot treguan një nivel të lartë të efikasitetit në të gjitha grupmoshat etestuara, duke përmbushur kështu kërkesat e sigurisë”, tha Swissmedic në faqen e saj të internetit.