Më datë 18.12.2020 (e Premte) në kuadër të Kalendarit të Aktiviteteve nga grupi IUS Vision, në hapësirat e Universitetit Ndërkombëtar të Strugës është realizuar aktiviteti “Kafe me Personalitet”, ku personaliteti në fjalë i ftuar ishte kreu i NP Ujësjellës dhe Kanalizime dhe Doc.Dr. Dashmir Nasufi.
Aktiviteti u realizua në hapësirat e Bibliotekës së UNS-së me fillim nga ora 10:30 dhe deri më orën 11:30 me respektim të rregullave dhe protokollit AntiCovid, ku pjesëmarrës ishin 15 studentë të cilët në fund kishin mundësinë e parashtrimit të pyetjeve ndaj profesorit të nderuar.
Përgjegjësi i Bibliotekës dhe Koordinatori për Aktivitete pranë UNS-së Bsc. Armand Braho bëri një paraqitje fillestare mbi Doc.Dr. Dashmir Nasufin duke dhënë një vijë informuese mbi ecurinë e suksesshme të tij të deri tanishme, më pas fjala i kaloi vetë personalitetit i cili foli më gjërësisht mbi jetën e tij dhe mbi veprimtarinë duke shtruar vazhdimisht këshilla dhe motive për studentët.
Pyetjet e parashtruara ishin nga më të ndryshmet, por profesori i nderuar Doc.Dr. Dashmir Nasufi nuk hezitoi në përgjigje reale dhe të sinqerta ndaj pyetjeve të studentëve.