Në fillim dukej vetëm një premtim në ajër , por sot është një realitet që i bën krenarë gjithë ata administratorë që pas kaq viteve jo që nuk do humbin vendin e punës , por për ta do ketë një sistematizim, do jenë të barabartë me të tjerët dhe nuk do jetojnë me trishtimin e tyre se një strukturë politike kushdoqoftë ajo do mund ti nxjerrë prej pune për të cilën bëhet luftë për ta siguruar atë.
Kjo ka një protagonist dhe ai është Artan Grubi zëvendëskryeministër i parë dhe ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive që kumton lajmin e madh për administratorët dhe largon një dilemë të madhe tek ata . Kjo ndodhi në fakt që në seancën e 26 të qeverisë, ku dritë jeshile morri propozim ligji për sistemimin e nëpunësve administrativ të punësuar përmes programit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, Programi К-5.
Më pas Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut miratoi Ligjin për shpërndarjen e nëpunësve administrativ të punësuar po përmes programit K-5. “Më gëzon fakti se përmes këtij ligji po përmbyllet procesi i sistematizimit të të gjithë nëpunësve administrativ të cilët tashmë e disa vite kanë qëndruar në shtëpi.
Me miratimin e këtij ligji, qeveria, përkatësisht shteti tregoi se është i barabartë për të gjithë dhe që kujdeset njëjtë për të gjithë të punësuarit” u shpreh Grubi duke përmbushur kështu bashkë me partinë e tij një premtim të madh gjatë fushatës së fundit për zgjedhjet Parlamentare. Nëpunësit administrativë do të sistemohen në organet e pushtetit lokal dhe shtetëror si dhe organe tjera shtetërore të themeluara në pajtim me Kushtetutën dhe me ligj.
Gjithashtu kjo kategori e të punësuarve do të sistemohet edhe nëpër institucionet që kryejnë veprimtari nga fusha e arsimit, shkencës, shëndetësisë, kulturës, punës, mbrojtjes sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve, sportit, si dhe në veprimtaritë tjera me interes publik të themeluara me ligj, kurse të organizuara si agjenci, fonde, institucione dhe ndërmarrje publike të themeluara nga Republika e Maqedonisë së Veriut ose nga komunat, nga qyteti i Shkupit, por edhe nga komunat e qytetit të Shkupit dhe agjencitë aksionare në pronësi shtetërore.
Makthi më i madh gjithnjë mbetet një vend pune. Në fakt administratorët e shumtë e kishin atë, por kishin frikën se mos e humbnin pasi prej kohësh ata qëndronin në shtëpi deri në një zgjidhje përfundimtare por me ankthin e madh njëkohësisht .
Grubi me këtë , përmbushi një premtim kundrejt atyre që i lehtëson jo vetëm një punë që është kaq e rëndësishme por i bën gjithë këta administratorë të jenë të barabartë me të tjerët dhe merr fund makthi i tyre prej vitesh se cfarë do ndodhte me ta .