Kryeministri i vendit Zoran Zaev ka vizituar sot Pustecin, ku dhuroi mjete dhe libra për fëmijët atje.
Nga Pusteci, Zaev foli dhe për negociatat që i cilësoi një zhgënjim nga BE, pasi siç tha, si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut i meritonin negociatat.
“Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni, sollëm libra që tu vijmë në ndihmë të fëmijëve. Qeveria jonë ka sjellë donacione, për të ndërtuar shkollë, për të bërë të tjera gjëra me vlerë për komunitetin. Kemi rrugë të përbashkëta drejt BE. Morëm një zhgënjim nga BE, ne i meritonim negociatat”, tha ai.
Ndërsa referuar marrëdhënieve me Bullgarinë, Zaev tha: Marrëveshja Maqedoni e Veriut – Bullgari nuk është në nivelin më të lartë. Ne nuk lëshojmë nga identiteti ynë maqedonas dhe Bullgaria nuk ka përse të ngrejë pretendime.