Struga 21, Maqedonia e Veriut 883 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë informon se janë kryer 2867 teste në 24 orët e fundit dhe janë regjistruar 883 raste të reja të Covid-19 në Maqedoni.

Numër më i lartë i rasteve është regjistruar ne Shkup, ndërsa në Strugë 21 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19 në 24 orët e fundit.

Gjithashtu Instituti i Shëndetit Publik regjistron 536 pacientë të rikuperuar dhe 29 viktima nga virusi korona.