SHËNDETËSI AKTUALE
Prof. Dr. M. Musai
MJEKIMIN PREJ CO 19
JAM DUKE U MJEKUAR ME METODA SHTËPIJAKE
PA NDËRHYRJE MJEKËSORE
Gjithë bota në pasiguri dhe në ankth, prej gripit CO 19. Shumë flitet, pak miren masa për ta shpëtuar popullatën. Flitet dhe vetëm flitet, kurse gjendja shëndetësore, për njerëzit në mosha të ndryshme përkeqësohet, sa më shumë të infektuar dhe vdekje prej CO 19. Në Strugë dhe kudo gjendja shëndetësore për shqitarët është shumë e rënduar. Numri i personave është shumë i madh me zero +, prandaj ka vdekje të shpeshta kudo. Shqiptarët janë popull fodull, pa diciplinë dhe pa respekt, nuk u përmbahen rregullave dhe masave diciplinore, të cilat janë si preventivë mbrojtëse, parakushte për ta ruajtur shëndetin dhe shëndetësinë, për këtë fajtor jemi vetë.
Prej kontakteve me njerëz të infektuar prej CO 19, më në fund u infektuam: unë Musai dhe bashkëshortja Sebajeti.
Prej fillimit prej paraqitjes të simptomeve të para, kuptova se burrë dhe grua jemi të prekur prej CO 19. Për këtë u mendova gjatë dhe solla qëndrim të prerë, nuk do të paraqitemi në mjek, por të gjitha përpjekjet do ti bëjm vet në kushte shtëpijake. Ashtu dhe vepruam, duke i përdor të gjitha mundësitë lehtësuese ushqimore, higjenike dhe izoluese.
Si e përjetova CO 19
• Fillimisht fillova shqetësim me frymëmarjen, më dukej sikur merrja frymë në mushkëri të zbrazta, numri i të marunit frymë u shpeshtua dhe u bë shqetësuses, kohë pas kohe fillova të kollitem, syt filluan të djegin dhe të përloten, fyti filloi të më djegi dhe bëhje më shumë shqetësues gjithëmonë duke u rrit numri i kollitjeve.
• Filluan shqetësimet e para me lukthin, fillova të dëgjoj zëra shqetësuese prej lukthit dhe në zorrë, kjo dha shenja për dehidrime të thella për diare të fuqishme. Organizmi filloi të çorientohet, kështu sulmi ishte i gjithëanshëm: sulm ndaj organeve të fymëmarjes, sulm ndaj organeve të traktit digjestiv për tretjen e ushqimit, hupja e shijes për ushqim dhe paraqitja e shqetësimeve tjera. Fillova ta hupi ekuilibrin, rrahje më të shpeshta të zemrës, rritja e tensionit sistolik dhe diastolik. Fillova të djersoj, djersitje pa numër, më pengonin të gjita erërat e ushqimeve të cilat pregaditen në kuzhinë.
• Kohë pas kohe kisha ndërprerje të shpeshta të gjumit dhe përplot shqetësime dhe mundime nervore, thuaj se sikur të gjithë ishin fajtor për gjendjen time shëndetësore.
• Gjendja shëndetësore për çdo ditë përkeqësohej edhe më shumë me të gjitha kushtet që i përmenda. Kështu kaluan 14 ditë, ditë të randa shëndetësore me shumë ankesa shëndetësore.
• Prej djersitjeve, etheve të panumërta, teshat e mbrendshme i kam ndërruar shpeshherë, jam habit se ku gjithë ajo djersë, në fund kuptova se jam dobësuar shumë.
• Prej gripit në sulm të fuqishëm ishin muskujt e skeletit, të cilët përjetonin dhimbje dhe lodhje, veçanërisht muskujt e gjosik – toraxit, të ekstremiteteve, ato shpindore, muskujt e barkut, etj.
• Çrregullime fiziologjike përjetova edhe në metabolizmin: të ujit, proteinave, hidrateve të karbonit, yndyrërave, vitaminave, mungesa e elektrolitëve dhe çka jo. Prek gjithë kësaj kuptova se CO 19 është një bombë e tempuar që e godet shëndetin e njeriut ashtu pamëshirshëm deri sat ta lodhi dhe e ta bën të paaftë. Kjo ndodhi me mua dhe bashkëshorte time Sebajetin.
• Duke i dijtur të gjitha pasojat, rreziqet dhe përgjregjësitë, vazhdimisht kemi qen të përpikt në përdorimin e vitamineve, ushqimeve freskuese, shpërlarje të fytit, ujë me limon, sod bukësh, vaj ulliri të virgjër, mjalt kualitativ, fruta perime, sallata ,të ndryshme, ushqim më shpesh dhe nga pak, higien familjare dhe trupore, ajrosje dhe distance të nevojshme etj.
• Përdora krahas vitaminve edhe antibiotik Amoxiciclin 2 x 1, sirup broncovit për kollitjen. Me rekomandim të mjekut shtëpijak Dr. spec. Gafurr Polisit, ai e ndaloi përorimin e Amoxiciclinës, me antibiotikun tjetër Pancef 1 në 24 orë.
• Më në fund, prej anëarëve të familjes isha i detyruar të paraqitem në mjek dhe i bëra të gjitha analizat e gjakut, të cilat treguan se e kemi ruajtur shumë mire trupin dhe shëndetin, për kundër fakteve rreziqeve dhe kushteve ekzistuese prej CO 19. Jemi krenar që kësaj gjendje shumë të rënduar ja dolëm me sukses, pa pasoja të mëdhaja shëndetësore.
• Prej internistit strugan Dr. spec. Shpend Xhumkarit, që u vizitova në Spitalin e Qytetit të Strugës, i cili për çdo lëvdat duhet të shpallet hero i ditëve tona të shëndetësisë strugane. Doktor Shpendi, si gjithëmon është i palodhshëm shumë i vendosur dhe guximplot, sejcilit i jep shpresa jete, dhe shëndet.
• Në emrin tim dhe të gjithë hallexhijve shëndetësor, përshëndesim personelin mjekësor të Spitalit Qendror të Strugës, veçanërisht Drejtori Dr. spec. Muamet Hasani dhe deri te të gjithë mjekët edhe motrat të cilat japin gjithëçka për të mirën shëndetësore për pacientët, përmes sjelljës dhe veprës së tyre humane.
• Mantilebardhit e Strugës respekt, për punën që bëjnë, në kushte shumë të rënduara …