Udhëheqja gjermane këtë javë do të bëjë përpjekjen e saj të fundit për të miratuar konkluzionet për zgjerimin e BE-së, që përfshinë edhe Maqedoninë e Veriut. Sipas burimeve MIA-s, nga Këshilli Evropian, të mërkurën do të mbahet takim i ri ambasadorësh, në të cilin në rend ditë do të jenë konkluzionet për zgjerimin, të cilat u hoqën nga mbledhja e javës së kaluar për shkak të bllokadës së Bullgarisë për bisedimet me Maqedoninë e Veriut.
Diskutimi për zgjerim ishte plotësisht i hequr nga rendi i ditës për shkak të mospajtueshmërisë mes vendeve anëtare të BE-së, konkretisht për shkak të qëndrimit të Sofjes se nuk mund të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare për bisedime qasëse me Maqedoninë e Veriut pa u zgjidhur çështjet bilaterale.
Për momentin nuk dihet se çfarë kompromisi do të propozojë udhëheqja gjermane. Por, është sigurt se po përgatit konkluzione të reja, mirëpo ato ende nuk janë të publikuara dhe nuk dihet përmbajtja e tyre.
Ndërkaq, informacioni kryesor që qarkullon tashmë dy javë në qarqet diplomatike në Bruksel është se kërkohet kompromis rreth formulimit lidhur me “interpretimin e gabuar të historisë”. Derisa udhëheqja gjermane me BE-në vlerëson se kjo fjali duhet të jetë e vendosur në hyrje të të gjitha vendeve të rajonit, Sofja, sipas burime diplomatike të MIA-s, dëshiron të vendoset në mënyrë specifike për Maqedoninë e Veriut, duke u thirrur në konkluzione jo shumë të vjetra, nga viti 2018 kur u miratua Marrëveshja për Fqinjësi të Mirë me Greqinë dhe Bullgarinë.
Vende të caktuara anëtare të BE-së insistojnë që të ndahen Shkupi dhe Tirana, nëse nuk mund të tejkalohet bllokada bullgare, dhe t’i jepet Shqipërisë dritë jeshile të paktën formalisht. Përndryshe, Gjermania do të udhëheq Bashkimin Evropian deri në fund të këtij viti, ndërsa vitin që vjen BE-na do ta kryesoj Portugalia.