Qeveria miratoi rekomandimet e KSI-së, restorantet do të punojnë deri në ora 18:00

Me qëllim të parandalimit të përhapjes së koronavirusit, Qeveria në seancën e sotme ka miratuar rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive (KSI). Këtë e njoftoi në konferencën për shtyp kryeministri Zoran Zaev.

“Gjendemi para një sfide të re në luftën tonë me pandeminë të shkaktuar nga Kovid-19. Qeveria ka sjell vendim që të pranoj rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Infektive. Masat do të hyjnë në fuqi më 18 dhjetor dhe do të zgjasin deri më 20 janar në mesnatë, me qëllim që të shmanget rritje e të infektuarve me Kovid-19. Masat kanë të bëjnë me kufizimin e orarit të punës të objekteve hotelierike, grumbullimi i më shumë personave në hapësira të hapura dhe të mbyllura në prag të festave të fund-vitit, e kështu me radhë”, deklaroi Zaev.