Propozohet që mjekët të mund të punojnë deri në moshën 67 vjeçe

Sot, Komisioni Parlamentar i Shëndetësisë do të mbajë seancë në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për Ndryshimin e Ligjit për Mbrojtje Shëndetësore, në leximin e dytë, të paraqitur nga një grup deputetësh nga shumica në pushtet.

Ligji bazohet në të njëjtat parime mbi të cilat mbështetet teksti themelor i Ligjit për Mbrojtjen Shëndetësore dhe bashkë me të, në përputhje me rregulloret në fushën e marrëdhënieve të punës, i ndërpritet kontrata e punës punëtorit shëndetësor dhe bashkëpunëtorit shëndetësor, por gjithashtu lë një mundësi sipas këtij ligji për qëllim të sigurimit të vazhdueshëm të kujdesit shëndetësor për të gjithë personat e siguruar në vend, punonjësi shëndetësor dhe bashkëpunëtori shëndetësor të mund të zgjasin kontratën e punës deri në moshën 67 vjeçe.