Maqedoni, në polici do të lirohen rreth 2.000 vende të reja pune

Rreth 2.000 vende të lira pritet të krijohen në policinë e Maqedonisë së Veriut, pasi që Kuvendi të harmonizojë ligjet me Ligjin për sigurim pensional dhe invalidor, njoftojnë burime brenda MPB-së për gazetën Lajm. Ata nuk dëshirojnë të flasin zyrtarisht për numrin e saktë të vendeve të lira që do të krijohen, por theksojnë se ky ndryshim, që është përfshirë poashtu edhe në Ligjin për punë të brendshme, nënkupton që të punësuarit në këtë ministri nuk do të kenë më të drejtë të kërkojnë vazhdim të marrëdhënies së punës pasi që të plotësojnë 40 vite stazh, pa marrë parasysh moshën. 

Ljubomir Gjurçevski, ekspert për çështje të sigurisë, thotë se kjo do të mundësojë angazhim të kuadrove të reja në Ministrinë për punë të brendshme. 

“Në Ministrinë e punëve të brendshme kryesisht duhet të angazhohet kuadër i diplomuar në forenzikë, detektivë, policë dhe juristë, e jot ë dominojnë të diplomuar nga lëmi tjera”, ka thënë Gjurçevski për Alsat.