Itali, pandemia ka mbyllur më shumë se 70 000 biznese

Pothuajse 73 000 biznese janë mbyllur në Itali për shkak të epidemisë së COVID-19, sipas një studimi nga agjencia kombëtare e statistikave Istat.- Advertisment –

“Shifra përfaqëson afërsisht 7 % të gjithsej një milion bizneseve të anketuara midis fundit të tetorit dhe fillimit të nëntorit”, tha Istat në një deklaratë.

“Rreth 55 000 biznese pritet të rihapen në të ardhmen, ndërsa 17 500, përfshirë 5 000 restorante, janë mbyllur një herë e mirë”, shtoi agjencia.

Sipas Istat, 85 % e bizneseve të mbyllura janë ndërmarrje të vogla, me më pak se nëntë persona, zakonisht qendra sportive, hotele të vogla, dyqane me pakicë.

Italia është një nga vendet më të prekura nga pandemia.

Me një popullsi prej 60 milionë, ajo ka regjistruar më shumë se 1,8 milionë infektime me COVID-19 dhe rreth 64 500 vdekje të lidhura me të.