Gazetari publikon videon – Drejtoresha maqedonase “zhduk” çdo gjë shqiptare

Denoncimi i plotë, pa ndërhyrje i gazetarit, Furkan Saliu:

Urrejtja patologjike e Biljana Jovankovës ndaj çdo gjë që është shqiptare tregohet edhe me këtë video që u dërgua nga punëtorët e Fondit pensional.
Në kamerat e sigurisë shihet se si drejtoresha e urdhëron sigurimin, Vasen ( polic i pensionuar dhe njeri që Jovanovska e tërheq me vete në secilin institucion), që ta largojë një mbishkrim që ishte i vendosur në hyrje të Fondit.
Sipas të punësuarve, ai mbishkrim është larguar vetëm pse ka qenë edhe në gjuhën shqipe.
Ajo shkoi edhe më larg… Demoloi sportelin që ishte në hyrje të institucionit, vetëm pse ishte në dy gjuhë.
Pas reagimeve të shumta nga vet punëtorët, mbishkrimet në dy gjuhë u kthyen.
Është e qartë se Biljana Jovanovska ka insistuar që të marr drejtimin e fondit, vetëm e vetëm që të hakmerret për burrin e saj, i cili u largua nga posti në vitin 2011 dhe i cili edhe ditë më parë kur e xhirova, mu drejtua me fjalët; A të kanë dërguar ata tutë? – Duke aluduar tek shqiptarët.
E shqiptarët që janë në pushtet, nuk guxojnë t’ia lejojnë një sjellje të tillë!
Nuk e di se si është e mundur që të heshtin pas gjithë atyre reagimeve në rrjetet sociale?
Më së paku që mund të bëjnë është që të shkojnë e ti pyesin punëtorët atje se me çfarë po përballen!
Alooooo Bashkimi Demokratik për Integrim – BDl Lëvizja BESA
Partia Demokratike Shqiptare

https://www.facebook.com/FurKlan/videos/1342010206144861/?