Kryeministri i Eswatinit, Ambrose Dlamini, është bërë i pari lider botëror në detyrë që vdes nga COVIDI-19.
Dlamini ndërroi jetë 4 javë pasi ishte infektuar me COVIDIN-19 teksa u transferua në Afrikën e Jugut ku u shtrua në spital.
Dlamini ishte kryeministër i Eswatinit ose quajtur ndryshe Swazilandit që nga tetori i 2018-s.
Shumë liderë botërorë e figura të shquara kanë ndërruar jetë prej COVIDIT-19, por nuk kanë qenë në detyrë, kurse Dlamini tashmë me vdekjen e tij në moshën 52-vjeçare ka lënë vakant postin e kryeministrit në Eswatinit.